Laporta të fillojë transferimet

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Sipas Sport, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se përkundër asaj se ai do të lirohet nga posti i presidentit përfundimisht më 30 qershor, ai në respektim të statutit të klubit, do të fillojë transferimet për forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
“Çështja e transferimeve u përket Txiki Begiristainit dhe Pep Guardiolës, por sa për mua, besoj se ne duhet të fillojmë që tani transferimin e lojtarëve të rinj”, tha Laporta.
Arsyeja prapa kësaj deklarate mund të jetë çmimi i caqeve të Barcelonës, që pritet të rritet drastikisht pas Botërorit të këtij viti.
Barcelona është lidhur me lojtarë, si David Villa, David Silva, Juan Mata, Cesc Fabregas, Franck Ribery dhe Andrei Arshavin. Burimet brenda klubit katalanas thonë se tashmë ekziston marrëveshja për transferimin e David Villas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...