Shkëmbim Kaka – Lampard dhe Cole?

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të sjellë në Bernabeu dyshen e Chelseat, Frank Lampard dhe Ashley Cole, ndërsa në këmbim do të ofrojë asin brazilian, Kaka.
Daily Mail shkruan se Kaka do të mund të përfshihej në këtë super-marrëveshje për shkak se ishte njëherë nën urdhrat e menaxherit të Chelseat, Carlo Ancelotti, ndërsa edhe opsioni Gonzalo Higuain mund të jetë në shqyrtim si mjet shkëmbimi.
Megjithatë, nuk besohet se Carlo Ancelotti pritet të heqë dorë nga dy prej futbollistëve të tij më të rëndësishëm, ndërsa pos këtyre të lartpërmendurve, Mourinho nuk e ka në plan të ndalet, pasi që do ta kërkojë edhe mbrojtësin e djathtë të Interit, Douglas Maicon.
Për Lampardin, një lëvizje e tillë do të ishte mjaft atraktive dhe një ofertë e parefuzueshme, duke parë pohimet e mëparshme të tij se ai dëshiron të kalojë jashtë Anglisë, ndonjëherë gjatë karrierës së tij.
Nga ana tjetër, Ashley Cole mund të konsiderohet i transferuar, por paga e tij prej 120 mijë funtesh në javë do të jetë problem për Realin, prandaj opsioni tjetër është mbrojtësi i majtë i Lazios, Aleksander Kolarov.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...