Sneijder: Unë qëndroj pas tripletës historike

dardanmiftari | Sunday, May 23, 2010 | 0 Komente

Mesfushori kreativ i Interit, Wesley Sneijder, ka siguruar tifozët e Interit se ai do të qëndrojë në Meazza, në natën kur Jose Mourinho tha se ai do të largohet nga Interi.
“Unë do të qëndroj këtu, pasi që ka qenë një sezon i mrekullueshëm. Ne kemi fituar tre tituj, një ndër gjërat më të mira që mund të ndodhin në jetë dhe tani po festojmë. Kur erdha këtu, nuk e kam menduar kurrë se do të fitoj aq shumë për një kohë aq të shkurtër. Ne kemi fituar falë forcës së grupit dhe e meritojmë këtë”.
“Unë dua t’i falënderoj të gjithë tifozët që kanë qenë pranë meje. Mourinho është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Sot, ai është trajneri më i mirë në botë”, përfundoi Sneijder.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...