Van der Vaart për De Rossin?

dardanmiftari | Sunday, May 23, 2010 | 0 Komente

Roma ka kërkuar përfshirjen e holandezit Rafael Van der Vaart si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Daniele De Rossit te Real Madridi.
Marca shkruan se përkundër pohimeve të zyrtarëve romak se De Rossi nuk është shitje, ai mund të transferohet te Real Madridi, por vetëm nëse në marrëveshje përfshihet Rafael Van der Vaart dhe para shtesë.
De Rossi është i kërkuar edhe nga Manchester City, ndërsa dëshira e Romës për ta pasur Van der Vaartin në Olimpico, e hedh automatikisht poshtë opsionin e Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...