Tottenhami kërkon Raulin?

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Tottenhami është duke përgatitur një transferim shokues, bëhet fjalë për legjendën dhe kapitenin e Real Madridit, Raul Gonzalez.
News of the World pohon se bosi i Spursave, Harry Redknapp, dëshiron të forcojë skuadrën e tij pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, duke vënë kontaktet e para me agjentin e Raulit, Gines Carvajal, ndërsa shpreson që Reali ta lë kapitenin të largohet si transfer i lirë.
“Rauli gjithnjë ka qenë i interesuar për Ligën Premier. Ai ka biseduar me miqtë si Fernando Morientes dhe Michel Salgado, të cilët e njohin Anglinë, kurse ata e kanë inkurajuar që ai të shkojë atje”, tha agjenti i Raulit.
Raul Gonzalez që tashmë është 32-vjeçar, ka shënuar vetëm 7 gola në 39 ndeshje këtë sezon. Megjithatë, ai ka qëlluar 24 herë portat kundërshtare në vitin 2009.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...