Franca pranë eliminimit

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Festa e meksikanëve. Meksika ka shënuar fitore sensacionale prej 2-0 përballë Francës, në takimin e xhiros së dytë të Grupit A, për ta afruar veten shumë pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.
Që në pjesën e parë të takimit, Meksika ishte skuadër më e mirë, derisa Franca bëri një tjetër paraqitje për t’u harruar, megjithatë pas 45 minutash rrjetat heshtën.
Sulmuesi i ri i Manchester Unitedit, Javier Hernendez, bëri një depërtim të shkëlqyer për të mposhtur portierin Lloris (64’) dhe për t’i dhënë epërsinë kombëtares së tij.
Në minutën e 79-të u akordua penallti në favor të Meksikës, pas një ndërhyrjeje të Abidal në Barreran, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Cuauhtemoc Blanco, i cili shënoi golin e sigurisë.
Me këtë fitore, Meksika ka katër pikë po aq sa Uruguai, ndërkohë Franca mbetet në kuotën e një pike, dhe duke qenë se në xhiron e fundit ndeshen Meksika dhe Uruguai, shumë lehtë këto dy përfaqësuese mund të barazojnë për të vazhduar garën, dhe për ta kthyer Francën në shtëpi që në fazën grupore

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...