Genoa kthehet kah Romero
Genoa raportohet se ka filluar bisedat me AZ Alkmaar për të marrë shërbimet e portierit Sergio Romero.
De Telegraaf shkruan se AZ dëshiron ta shesë argjentinasin pas Kupës së Botës dhe tashmë ka pranuar oferta nga një mori klubesh, si Bayern Munich dhe Fiorentina.
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, raportohet se po ashtu ka filluar bisedat me klubin holandez për të caktuar çmimin për Romeron, i cili do të arrinte si zëvendësim për Marco Amelia që është në prag të nënshkrimit me Milanin.
Category: Futboll
0 Komente