Terry kërkon falje pas shpërthimit

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i kombëtares angleze John Terry ka lëshuar një deklaratë publike në të cilën i kërkon falje trajnerit Fabio Capello dhe bashkëlojtarëve të tij.
Ish-kapiteni i Tre Luanëve shkaktoi huti në një konferencë shtypi gjatë vikendit kur haptas kritikoi Capellon që nuk e kishte inkuadruar mesfushorin Joe Cole. Por 29-vjeçari tash ka thënë se nuk ka pasur për qëllim të ofendojë dikë dhe ka kërkuar falje publike nga pjesëtarët e ekipit, stafi dhe trajneri Capello.
“Dola në konferencën e shtypit me synimin për të qenë i sinqertë. Jam pyetur për Joe Cole dhe ndoshta shkova shumë larg. Por kurrë nuk kam synuar të shqetësoj menaxherin ose lojtarët dhe nëse e kam shqetësuar dikë, kërkoj falje”, ka thënë Terry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...