Gerrard të bisedojë me Mourinhon
Steven Gerrard është gati të largohet nga Liverpooli për të shkuar te Real Madridi.
Mail on Sunday shkruan se transferimi i Gerrard në Bernabeu po bëhet fakt për shkak të problemeve të shumta brenda klubit nga Anfield. Mesfushori që ishte lidhur me një kalim te Reali si nëntëvjeçar, pritet të bisedojë me Jose Mourinhon për kalimin e mundshëm.
Strategu portugez nga ana tjetër mbetet ende adhurues i flaktë i Gerrard, por problemi i vetëm është nëse Mourinho do ta bindë presidentin Florentino Perez të paguajë 30 milionë funte.
Category: Futboll
0 Komente