Adriano: Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Sunday, June 06, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi brazilian Adriano që po lidhet vazhdimisht me një kalim te Roma, ka thënë se ai mezi pret të takohet me Francesco Tottin dhe të hartojë planin e radhitjes së titujve në vitrinat e Olimpicos së Romës.
“Nëse unë shkoj te Roma, dua të bëhem pjesë e historisë. E kam dëgjuar Francesco Tottin të ketë thënë se ai po më pret dhe unë mezi pres të ateroj në Romë. Liga e Kampionëve është një garë që është mjaft me rëndësi për mua, është niveli më i lartë dhe këtë herë dua ta fitoj atë”.
“Po, ndaj Interit duhet të jetë ndeshja ime e parë zyrtare, në superkupën e Italisë. Unë vërtet dua të luaj mirë, t’i tregoj Romës së jam futbollist i vërtetë, por nuk kam dëshirë t’u hakmerrem ish-bashkëlojtarëve apo presidentit Massimo Moratti”, deklaroi Adriano për Il Romanista.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...