Behrami lëndohet në ije
Zvicra ka pësuar një goditje të rëndë para Botërorit të sivjetmë, me të marrë lajmin pas sfidës miqësore ndaj Italisë, se mesfushori kosovar Valon Behrami është lënduar.
Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, do të duhet t’ia bëjë pa shërbimet e mesfushorit Valon Behrami, në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Spanjës më 16 qershor.
“Behrami ka luajtur në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe ishte i rrezikuar. Shpresoj se lëndimi nuk është aq serioz. Ai dëshironte të vazhdonte të luante. Ishte mjeku ai që e nxori nga loja”, tha Hitzfeld pas miqësores ndaj Italisë të shtunën.
Category: Futboll
0 Komente