Liverpooli i frikësohet eksodit të lojtarëve
Ekziston frikë e madhe në qarqet e Liverpoolit se futbollistët kyçë mund të largohen pas telasheve brenda klubit dhe largimit të Rafa Benitezit.
The Independent pohon se pas largimit të trajnerit gjërat nuk po shkojnë mirë në Anfield dhe një burim nga skuadra e The Reds, pohon për tabloidin britanik se ai nuk është i vetmi që do të largohet nga Liverpooli.
Sipas këtij burimi, që besohet të jetë njëri prej futbollistëve, nga skuadra pritet të largohen Fernando Torres, Steven Gerrard, Javier Mascherano dhe Pepe Reina.
Category: Futboll
0 Komente