Gjermania më e përgatitur se Anglia e lodhur

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Franz Beckenbauer duke dëgjuar instrumentin afrikan të quajtur - Vuvuzela Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, thotë se anglezët kanë qenë shumë të pafat që kanë përfunduar në pozitën e dytë të grupit të tyre, pasi që sipas tij Albionët do të eliminohen që në 1/8 e finales.
“Një ndeshje e tillë duhet të luhet në gjysmëfinale, jo në 1/8 e finales. Fatkeqësisht, anglezët kanë qenë të pafat që përfunduan në pozitën e dytë në grupin e tyre”.
“Anglezët duken të lodhur. Ka një arsye të mirë për këtë. Lojtarët e Ligës Premier duhet të luajnë larg më shumë ndeshje se kolegët e tyre të Bundesligas, duke përfshirë dhe dy garat e kupave nacionale. Për këtë arsye, kur ata vijnë në Botëror apo Kampionat Evropian, ata janë të djegur. Nga ana tjetër, lojtarët tanë duken në gjendje më të mirë fizike. Natyrisht ne i respektojmë ata, por ne natyrisht nuk u frikësohemi”, ka thënë Beckenbauer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...