Xavi: Futbolli duhet të jetë atraktiv dhe i lehtë për sytë

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Pasi Zvicra ia dha një leksion ‘alla Mourinho’ Spanjës, mesfushori Xavi Hernandez, beson se këto taktika ultra defensive duhet të largohen përfundimisht nga bota e futbollit.
“Unë jam romancier i futbollit, sikurse Johan Cruyff. Neve na pëlqen futbolli që është atraktiv, sulmues dhe i lehtë për syrin. Kur fitoni me këtë lojë, atëherë ndjeni kënaqësi të dyfishtë. Taktikat e Zvicrës e fituan lojën, ata kanë kërkuar një mënyrë për të na neutralizuar. Ata i hynë ndeshjes për një barazim, por e përfunduan me fitore. Nuk e di si është të fitosh duke luajtur në atë mënyrë, sepse kurrë nuk e kam përjetuar një gjë të tillë”.
“Unë gjithmonë kam luajtur futboll sulmues, idetë e mia sa i përket futbollit janë shumë të qarta dhe mirë të definuara. Unë jam rritur në Barcelonë me atë stil dhe ai më pëlqen. Mendoj se është mirë të fitosh në atë mënyrë, me iniciativë që nga minuta e parë. Ne ende nuk kemi parë aq futboll të mirë në këtë Botëror. Këtë e them, p.sh. Argjentina dhe Gjermania, luajtën vërtet mirë dhe janë dy ekipe që dalin për t’i fituar ndeshjet. Ekipet afrikane për këtë gjithashtu kanë luftuar, por nuk kanë pasur dhe aq fat. Është vërtetë turp që jo të gjitha ekipet luajnë futboll sulmues”, ka thënë Xavi për FIFA.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...