Ibra kërkon Milanin

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një hap tjetër drejt largimit nga Camp Nou, pasi që ka kërkuar nga agjenti Mino Raiola, që të përgatisë transferimin e tij te Milani.
El Mundo Deportivo dhe ‘Qui Studio, Voi Stadio’, pohojnë se Ibrahimovic është pranë kthimit në Milano, por te rivali i përbetuar i ish-skuadrës së tij. Sport ditë më parë spekuloi se Pato mund të përfshihet si shkëmbim në këtë marrëveshje, skenar që nuk besohet se do të ndodhë.
Thuhet se Ibrahimovic ka kërkuar nga agjenti i tij, që të gjejë ndonjë mënyrë për të kaluar te Milani, që po kërkon një sulmues të ri. Raiola ishte parë në zyrat e Milanit gjatë fundjavës, por që të dyja palët mohuan të kenë negociuar për sulmuesin suedez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...