Federer: Nuk e meritova fitoren

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Kampioni aktual i turneut më të madh të tenisit, Wimbledon, Roger Federer, ka deklaruar pas fitores sensacionale ndaj kolumbianit Alejandro Falla në rrethin e parë, se ai ishte me fat dhe se është dashur të pësonte humbje.
“Unë definitivisht pata fat këtu. Unë kam humbur shumë ndeshje të cilat është dashur t’i fitoja, por kjo është një të cilën është dashur ta humbisja, por e tejkalova. Kështu shkojnë punët në terrene me bar. Erdhi si shok ky dizavantazh, si diçka për të cilën nuk isha përgatitur, por duhet të përfitoni nga përvoja dhe forca fizike. Unë jetoj sot, për të luftuar nesër”, deklaroi Federer.
Kjo fitore e Federerit prej tre orë e 18 minutash, e vë atë përballë serbit Ilija Bozoljac, në rrethin e dytë të garave në Wimbledon

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...