Spanja shënon fitoren e parë

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Spanja ka shënuar fitore komode prej 2-0 përballë Hondurasit për të shpresuar që në xhiron e fundit të fazës grupore të sigurojë kualifikimin në fazën e mëtutjeshme të Kampionatit Botëror.
Kampioni i Evropës ishte dukshëm skuadër më e mirë se kundërshtari dhe me plot meritë regjistroi tre pikët e para në këtë Botëror.
Heroi i ‘furisë së kuqe’ ishte sulmuesi i ri i Barcelonës, David Villa, i cili shënoi të dy golat (17’ dhe 51’).
Villa ka mundur të shënojë het-trik po të realizonte në minutën e 61-të nga pika e bardhë, mirëpo ishte i pasaktë.
Pas kësaj fitoreje, Spanja ka tre pikë, po aq sa ka Zvicra, ndërsa kualifikimin do ta kërkojë në xhiron e fundit në ndeshjen përballë liderit të Grupit H, Kilit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...