Nuk ka pushim për Messin

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Diego Maradona ka konfirmuar edhe njëherë se Lionel Messi nuk do të pushohet në takimin ‘formal’ ndaj Greqisë, duke vënë edhe njëherë në theks të veçantë rëndësinë që ka ai në lojën e Argjentinës, si futbollisti më i mirë në botë.
“Natyrisht, ne kemi dashur t’i japim pushim Lionel Messit në stërvitje, por ai do të luajë. Ai gjithnjë dëshiron të luajë, por unë kam menduar t’i jap një pushim. Megjithatë, nëse keni një lojtar si Messi, që është më i miri në botë, unë mendoj se është përbuzje të mos u japim njerëzve kënaqësinë e të shikuarit një futbollist të tillë”.
“Nëse Messi nuk po luan mirë, atëherë lejojeni të vazhdojë luajë kështu keq, sepse unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjet e tij. Ai po hyn në fushë për t’i ndihmuar ekipit. Leo ndihmon në definimin e ndeshjes dhe krijon raste për lojtarët tjerë”, tha Maradona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...