Kualifikohet Koreja e Jugut

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Koresë së Jugut ka arritur të nxjerrë një barazim prej 2-2 kundër Nigerisë, i cili ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në fazën e 16 më të mirëve.
Kalu Uche shënoi golin e parë për Nigerinë, pas një harkimi të mirë të ulët nga Odiah (12’). Një gjuajtje të lirë e shfrytëzoi mjaft mirë Ki S. Y. që harkoi në mënyrë milimetrike te Jung-Soo Lee, i cili e barazoi rezultatin (38’).
Në pjesën e dytë, përkundër presionit të nigerianëve, janë jugkoreanët ata që kalojnë në epërsi. Chu-Young Park, shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të. Nigerianët u munduan që të shënojnë dy herë, por arritën që vetëm ta barazojnë rezultatin me anë të Yakubu Aiyegbeni që shënoi nga pika e bardhë.
Lars Lagerback në fund të takimit luajti me pesë sulmues, por asnjë prej tyre nuk arriti të shfrytëzojë rastet e treguara.
Me këtë barazim, Nigeria nuk arrin të kualifikohet më tej, ndërsa ky barazim u shkon përshtati jugkoreanëve, që me 4 pikë në pozitën e dytë në 1/8 e finales, takohen me Uruguain.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...