Aguirre: Mungoi shpirti ekipor

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Pas humbjes prej 1-0 nga Uruguai, përzgjedhësi i Meksikës, Javier Aguirre, tha se lojtarëve të tij u mungoi shpirti dhe qëndrimi i duhur.
“Mendoj se është mungesa e qëndrimit të duhur. Ne vërtet nuk dëshiruam ta fitonim ndeshjen. Mendoj se ajo që na mungoi ishte energjia. Ne e pranuam golin dhe më pas tentuam të rikthehemi, por nuk kemi mundur dhe më pas ne e humbëm shpirtin tonë. Tani jemi në 1/8 e finales. Ne do të tentojmë të rikthehemi dhe të bëjmë më të mirën që të arrijmë sa më shumë në Botëror”.
“Mendoj se Uruguai e filloi mirë takimin dhe mendoj se FIFA është tani e siguruar se kemi luftuar për fitore. Ne nuk luajmë për barazim, ne natyrisht hymë për të fituar. Ne ishim besnikë në stilin tonë dhe dallimi ishte një gol”, tha Aguirre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...