Pele: Maradona më do, sepse ka nevojë për mua

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Lufta e fjalëve mes dy legjendave Pele dhe Diego Armando Maradona nuk shfaq shenja se do të ndalet, me brazilianin që ka lansuar sulmin e ri ndaj rivalit të tij të librave të historisë.
“E tërë bota e di se Maradona më do mua. Ai më adhuron mua. Kur u hap emisioni i tij në Argjentinë, ai më ftoi. Ata patën një gosti në Boca Juniors dhe unë isha atje. Maradona më do mua dhe sa herë ka nevojë për vëmendje, ai më thërret”, tha legjenda braziliane.
Pele gjithashtu foli për golin me dorë të Luis Fabianos, për të cilin Maradona tha se brazilianët bëjnë gjithçka për të fituar një ndeshje.
“Mendoj se Fabiano përdori pak veprimet tona. Pak nga koka ime dhe pak nga dora e Maradonas”, përfundoi deklaratën e tij bombastike, Pele.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...