Lippi: Duhet të luajmë më mirë

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Bosi i kombëtares italiane, Marcello Lippi, ka këmbëngulur se skuadra e tij është plot besim se do të kualifikohet më tej në Botëror, por vetëm nëse përmirësohet loja e Azzurëve.
“Ne nuk jemi lëkundur nga kjo situatë, besimi ekziston ende. Nuk kemi luajtur dhe aq mirë deri tani, por ne duhet të luajmë më mirë. Nuk duam që kjo të jetë ndeshja jonë e fundit. Djemtë e mi kanë shpirt të madh dhe ne duhet vetëm të përmirësohemi, sidomos në sulm. Ne duam të kalojmë përtej në fazën e eliminimit direkt”.
“Pirlo do të jetë në pankinë. Ata kanë sulmues të shpejtë. Për sllovakët e mjaftueshme është vetëm fitorja dhe ata këtë do të tentojnë ta bëjnë. Ndërsa edhe ne nuk duhet të harrojmë se barazimi nuk është i mjaftueshëm ”, tha Lippi para gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...