Maradona: Messi dhe Tevez, më të mirët e KB

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka deklaruar se ai nuk ka parë ndonjë lojtar të vetëm që mund t’i afrohet Lionel Messit apo Carlos Tevezit.
“Madje as 30 për qind, në këtë Botëror nuk kam parë dikë që është as sa 30 përqindëshi i Messit. Nuk e di, ndoshta nesër do të quhem arrogant, por them se nuk ka as 30 përqindësh të Carlos Tevezit. Sepse Carlito ju bën të lëvizni kur ai luan, kuptoni? Unë e dua ekipin tim”, theksoi Maradona, duke shtuar lëvdata të pafundme për Messin.
Argjentina të shtunën takohet me Meksikën në kuadër të rrethit të 16 skuadrave më të mira, ndërsa në çerekfinale do të ketë punë me fituesin supersfidës, Gjermani-Angli, që zhvillohet të dielën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...