Miccoli: Lippi nuk di ku është Palermo

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Palermos, Fabrizio Miccoli, ka folur kundër përzgjedhësit Marcello Lippi, të cilin e akuzoi për mbipopullim të kombëtares Azzure me futbollistë të Juventusit.
“Nuk mendoj se lëndimi im ishte arsye për mos thirrjen time në kombëtare. Lippi kurrë nuk do të më merrte parasysh, në asnjë mënyrë”.
“Fatkeqësisht Lippi nuk e di ku gjendet Palermo. Ai kurrë nuk ka ardhur për të na shikuar dhe për të ndjekur sezonin tonë të mrekullueshëm. Nëse shikoj në lojtarët e huaj të Palermos shoh se të gjithë janë në Botëror përpos italianëve të cilët janë në shtëpi. Përkundër sezonit katastrofal të Juventusit, Lippi mori shumë ‘juventinë’ në Afrikën e Jugut”, tha Miccoli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...