Milito lëndohet lehtë
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, frikësoi të gjithë argjentinasit, kur nuk u paraqit në qendrën stërvitore në Pretoria, pasi pësoi një lëndim në nyjën e këmbës së majtë, që konsiderohet si lëndim i lehtë.
Ky lëndim për Militon është lajm jo i mirë, pasi që heroit të finales së sivjetmë të Ligës së Kampionëve, do t’i duhet çdo minutë për t’i lënë përshtypje Diego Maradonas, për shkak se konkurrenca për pozitat sulmuese është e jashtëzakonshme. Messi, Aguero, Higuain dhe heroi i kualifikimeve Martin Palermo, janë konkurrentët e drejtpërdrejtë të Militos.
Përkundër paraqitjeve fantastike këtë sezon në të gjitha garat dhe përkundër faktit se u shpall njeriu i ndeshjes me dy gola në finalen e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Diego Milito mbetet vetëm opsioni i tretë ose i katërt për përzgjedhësin kontrovers, Diego Maradona.
Category: Futboll
0 Komente