Parma rinovon kontratën me Paloschin
Parma ka rinovuar marrëveshjen e bashkë-pronësisë me Milanin për sulmuesin Alberto Paloschi.
Kishte raporte që thoshin se rosonerët do ta kërkojnë atë përsëri në klub dhe do ta dërgojnë të riun te Cagliari si pjesë e marrëveshje për të marrë shërbimet e trajnerit Massimiliano Allegri.
“Ne kemi arritur marrëveshje, e cila ishte rezultati më logjik i situatës. Ne kemi rinovuar marrëveshjen e bashkëpronësisë me Milanin për Paloschin”, ka thënë drejtori gjeneral i Parmës, Pietro Leonardi.
Category: Futboll
0 Komente