Pique: Nuk jemi favoritë
Qendërmbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique, ka thënë se humbja minimale ndaj Zvicrës i shndërron ata në jofavoritë të Kampionatit Botëror.
“Tani e tutje duhet të lëmë prapa nesh thashethemet se ne jemi favoritët për ta fituar Kupën e Botës. Ne kemi tentuar ta shmangim këtë nga mendimet tona, sepse nuk është e vërtetë. Spanja kurrë nuk ka qenë as në finale. Është e vërtetë se jemi skuadër shumë e mirë, por a jemi favoritë… Jo.”.
“Ne krijuam raste, ndërsa në pjesën e dytë është dashur ta shënojmë një gol. Ky është shembull që secili ekip mund t’u mposhtë dhe fatkeqësisht na ka ndodhur neve”, u shpreh pas takimit Pique.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente