Honda të zëvendësojë Fabregasin?

dardanmiftari | Friday, July 23, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i CSKA Moskës, Keisuke Honda, është caktuar si zëvendësues i Cesc Fabregas te Arsenali, nëse spanjolli vendos të kalojë te Barcelona.
Japonezi 24-vjeçar pati një paraqitje të shkëlqyer gjatë Kampionatit Botëror duke siguruar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Itasportpress njofton se Honda i ka rënë në sy edhe Arsene Wengerit, i cili e ka quajtur atë një gjeni dhe mendon se do ta zinte pozitën, të cilën mund ta lë bosh Cesc.
Përveç Topçinjve, për shërbimet e Hondas, mes të tjerëve janë të interesuar edhe Milan, Marseille dhe Borussia Dortmund.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...