Liverpooli dëshiron vetëm ta huazojë Huntelaarin
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, nuk dëshiron që Klaas-Jan Huntelaar të jetë lojtar i Të Kuqve, porse ai planifikon vetëm ta huazojë holandezin e Milanit.
Rossonerët kanë caktuar një shumë prej 14 milionë funtesh për lojtarin e tyre, mirëpo The Sun pohon se Redsat janë të interesuar vetëm për huazimin e ish-sulmuesit të Realit.
Sidoqoftë, bëhet e ditur se edhe nëse ndodh huazimi, Liverpooli duhet të paguajë së paku 2 milionë funte për shërbimet e 26-vjeçarit.
Category: Futboll
0 Komente