NY Red Bulls shokon Cityn
Skuadra amerikane New York Red Bulls ka arritur të mposhtë ndoshta konkurrentin për titull në Ligën Premier për sezonin e ardhshëm, Manchester Cityn.
Tifozët në Red Bull Arena i ndezi Macoumba Kandji që shfrytëzoi një harkim të Dane Richards për të shënuar për epërsinë e parë në këtë takim (7’).
Në fillim të pjesës së dytë, zëvëndësuesi Greg Cunningham për mrekulli lansoi një harkim për Jo, i cili nuk e pati problem të shënojë golin e barazimit për Cityn (53’).
Ylli i vërtetë i këtij takimi është pritur të jetë Thierry Henry që me disa tentime kërkoi golin, por në fakt, ai që shkëlqeu ishte Dane Richards, që pos asistimit të golit të parë, e vulosi rezultatin e takimit 2-1 me anë të një supergoditje nga 30 metra.
Kjo është humbja e dytë e regjistruar nga Manchester City në miqësoret parasezonale në SHBA. Manchester City së shpejti pritet të ketë punë me kampionin aktual të Evropës, Interin.
Category: Futboll
0 Komente