Shweini: Ma sjellni Spanjën
Në deklaratën e tij të parë pak minuta pas përfundimit të sfidës ndaj Argjentinës, mesfushori gjerman, Bastian Shweinsteiger u shpreh të jetë i kënaqur me fitoren, por ka filluar të mendojë menjëherë për ndeshjen gjysmëfinale, ndërsa për kundërshtar e dëshiron Spanjën.
“Më pëlqen të luaj ndaj Spanjës sepse është një nga favoritët e Botërorit dhe ne humbëm ndaj tyre në finale të Euro 2008. Ata kanë një ekip të jashtëzakonshëm dhe mua më pëlqen të luaj ndaj ekipeve të forta”.
“Fitorja ndaj Argjentinës më jep kënaqësi të madhe, por nuk kemi kohë për të menduar sepse duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër”, u shpreh Shweini.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente