Zyrtare: Zubizarreta drejtori i ri i Barcelonës
Kampioni i Spanjës, Barcelona, ka konfirmuar emërimin e Andoni Zubizarretas si drejtor të ri teknik, ndërsa në konferencën për shtyp të mbajtur menjëherë pas emërimit, Zubizarreta ka thënë se transferimi i Fabregasit do të jetë qëllimi i tij kryesor.
48-vjeçari njihet si njëri nga portierët më të mirë në histori të Barcelonës, ku ka qëndruar gjatë viteve 1986-1994. Ai ishte pjesë e ekipit të ‘ëndrrave’ të Barcelonës, që fitoi gjithçka në vitet e nëntëdhjeta. Zubizarreta në këtë post e zëvendëson Txiki Begiristain.
“Synimi ynë kryesor është që Fabregasin ta bëjmë lojtar të Barcelonës gjatë kësaj vere”, theksoi Zubizarreta në prononcimin e tij për mediat.
Category: Futboll

















0 Komente