Di Carlo: Sonte kemi nevojë për magjinë e Cassanos

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Sampdorias, Mimmo di Carlo, thotë se ata kanë nevojë për magji nga Antonio Cassano në takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve kundër Werder Bremen.
Ndeshja e sotme e vlefshme për kualifikimet për fazën grupore të garës evropiane, është më e rëndësishmja për Sampdorian në vitet e fundit.
“Ne presim një punë të mrekullueshme nga Cassano, pasi ai është një lojtar i klasit, i cili mund ta ndryshojë një ndeshje si kjo me momentet e tij magjike. Ai po ashtu është një prej pak lojtarëve që kanë përvojë ndërkombëtare”.“Megjithatë, do të doja të them se Sampdoria nuk është vetëm Cassano. Nëse ky ekip përfundoi në pozitën e katërt të Serie A dhe mund të sfidojë për një arritje kaq prestigjioze, kjo është falë grupit dhe këtu edhe do të fokusohemi për të fituar”, ka thënë Di Carlo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...