Cambiasso: Interi dominues në Itali

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Esteban Cambiasso thotë se Interi ka qenë një forcë dominuese në Serie A për tashmë disa vite.
Interi do ta nisë sezonin e ri si kampion i Italisë dhe i Evropës, ndërsa do të luftojë edhe për Super Kupën e Italisë gjatë të shtunës.
“Në Itali ne jemi dominues të padiskutueshëm për disa vitet e kaluara. Roma duhet të respektohet. Ata luajnë një futboll të bukur dhe kanë kampionë të mëdhenj”, ka thënë Cambiasso.
“Ne duhet të qëndrojmë të qetë. Ne nuk kemi nevojë ta nxehim shpirtin. Interi dhe Roma janë të përgatitura të japin një spektakël të madh, andaj ne duhet të mendojmë për të luajtur dhe kaq”, ka shtuar argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...