Skrtel i lumtur me vazhdimin e kontratës

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Martin Skrtel ka thënë se nënshkrimi i vazhdimit të kontratës i jep atij më shumë vetëbesim dhe optimizëm në fillim të sezonit të ri.
Skrtel nënshkroi vazhdimin dyvjeçar të kontratës së tij, e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në vitin 2014.
“Para se të vij këtu, shumë njerëz menduan se nuk isha shumë i mirë për të luajtur në Liverpool, por mendoj se kam treguar se jam. Jam i lumtur të vazhdoj të bëj paraqitje të mira dhe të jap më të mirën për klubin”.
“Nënshkrimi i kontratës së re më jep vetëbesim dhe do të punoj shumë në stërvitje çdo ditë, për të luajtur sa më shumë ndeshje që mundem. Gjithmonë mund të përmirësoheni. I di anët e mira dhe të këqija të lojës time dhe do të vazhdoj të punoj shumë”, ka thënë Skrtel për faqen e Liverpoolit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...