Ozil: Jam te klubi më i mirë në botë

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Mesut Ozil Real Madrid Mesfushori i ri i Real Madridit, Mesut Ozil, ka deklaruar në prezantimin e tij para mediave se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë dhe se ai e ka bindur që të kalonte te Reali, ndërsa ka refuzuar që të tërheqë paralele mes tij dhe Lionel Messit.
“Unë fola me agjentët e mi dhe ata mi kanë treguar opsionet, por unë gjithmonë kam dashur të luaj për klubin më të mirë në botë, Realin, dhe të punoj me trajnerin më të mirë në botë, Jose Mourinho. Unë bisedova me trajnerin dhe ai më bindi. Kjo është arsyeja pse jam këtu”. Ozil sigurisht se nuk do të dështojë te Reali, sepse të paktën do jetë nën rrezet e fotografëve! Ozil shtoi se ai nuk ka refuzuar të stërviste me Werderin vetëm e vetëm për të kaluar te Reali dhe gjithashtu foli edhe për deklaratat e tij se është tifoz i Barcelonës.
“Barcelona? Unë gjithmonë kam dashur të luaj për klubin më të mirë në botë dhe ai është Real Madridi. Tani shpresoj të ngritem, të bëj më të mirën e mundshme”, theksoi Ozil, duke vijuar më tej për konkurrencën në ekip: “Unë kam pasur konkurrentë edhe në Gjermani. Unë nuk kam frikë edhe pse kam të bëj me Ronaldon dhe Kakan. Unë do të punoj shumë dhe trajneri do të vendosë. Gjithmonë kam besim në vete”.
“Unë si Messi? Ju lutem, disa tërhoqën kësolloj paralelesh, por unë jam ndryshe, unë jam tip më ndryshe. Ai është lojtar i madh, por unë e shikoj vetëm veten”, deklaroi Ozil në konferencën për shtyp në prezantimin e tij.Ozil me vullnet të mirë, nuk njeh as Ronaldon e as Messin...
Konferencën Ozil e mbylli duke caktuar si prioritet Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, ndërsa ka pohuar se ai nuk mund ta agjërojë muajin e Ramazanit përpos ditëve të pushimit, për shkak se si futbollist ai duhet ta ha dhe të pijë shumë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...