Interi ringjall interesimin për Schweinsteiger

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, do të takohet me drejtues të Bayern Munichut për të diskutuar transferimin e Bastian Schweinsteiger.
Nerazurët raportohet se kanë ngjallur interesimin për mesfushorin gjerman pas pamundësisë për të arritur te shërbimet e Javier Mascheranos.
Schweinsteiger, i cili në disa vitet e fundit e ka ngritur veten në mesin e mesfushorëve më të mirë në Evropë, ka marrëveshje me Bayernin deri në vitin 2012, por ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes të cilave edhe Realit të Madridit.
Edhe presidenti i Interit, Massim Moratti, më herët ka thënë se është fans i madh i lojës së gjermanit dhe pati zbuluar se edhe në të kaluarën ishte përpjekur ta angazhojë atë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...