Neymar kërkon kalimin te Chelsea
Agjenti i supertalentit brazilian, Neymar, ka deklaruar edhe njëherë se Chelsea mbetet opsion serioz për yllin e Santosit.
“Ka kohë që Neymar ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë dhe të luajë në Copa Libertadores”.
“Por, në ndeshjen në të cilën ai e humbi një penalti (ndaj Vitorias në finalen e Kupës së Brazilit), babai i tij për pak sa nuk është sulmuar në Vila Belmiro (stadiumin e Santosit). Më pas, ai erdhi tek unë dhe më tha ‘le të shkojmë’. Ai e ndryshon mendjen e tij dhe kjo është arsyeja se pse duhet të flasim”, tha agjenti Wagner Ribeiro.
Category: Futboll
0 Komente