Van Gaal: Nuk kemi nevojë për lojtarë

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis van Gaal, ka deklaruar se Bayerni nuk do të transferojë asnjë lojtar, të paktën nuk ka nevojë për asnjë lojtar, duke hedhur kështu poshtë spekulimet për një tranferim të Edin Dzekos.
“Unë kam katër sulmues: Klose, Gomez, Olic dhe Muller. Për këtë më duhen vetëm dy lojtarë në sulm. Për këtë arsye as që kam menduar për një sulmues. Dzekon e kam parë vetëm dy herë, në dy ndeshjet ndaj nesh në kamnpionat dhe nuk e kam parë asnjë video. Zakonisht, kur më intereson ndonjë lojtar, unë shikoj shumë video. Për Dzekon kam thënë se është lojtar interesant”, theksoi Van Gaal për Bild.
I pyetur nga gazeta gjermane se a është xheloz që Schalke ka marrë Raulin, Leverkuseni tranferoi Ballackun dhe Wolfsburgu është pranë Diegos, holandezi tha se atij nuk i duhet asnjë lojtar sepse me lojtarët e tij është shumë i kënaqur dhe beson se ata mund të përmirësohen më tej.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...