Anelka: Më shpëtoi Ancelotti

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka thënë se është ringjallur nga Carlo Ancelotti dhe roli i ri që italiani i ka dhënë atij.
“Unë kam luajtur në shumë pozita në sulm gjatë gjithë karrierës time. Tani kam një pozitë të re, të cilën dua ta zhvilloj. Kjo është arsyeja pse dua të luaj sa më gjatë që mundem sepse kam luajtur 10 vite në qendër të sulmit dhe tani ndjej se kam nevojë për një ndryshim sepse ndjej se mund të bëj më shumë”.
“Lojtarët duhet të ndryshojnë lojën e tyre në të 30-tat dhe për më shumë kjo duhet të ndodhë në Angli, sepse loja është aq fizike dhe e shpejtë, me shumë kontakte. Nuk është sikurse kur keni qenë më të rinj, pasi që duhet të adaptoheni me lojën dhe kjo është ajo që dua të bëj unë”, tha Anelka për faqen zyrtare të Chelseat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...