Blanc: Kemi nevojë për lojtarët më të mirë

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc, ka kritikuar vendimet e Federatës Franceze të Futbollit (FFF), pas suspendimeve të bëra ditë më parë.
“Unë nuk i marr parasysh këto vendime, duke e ditur se ato mund të apelohen. Kjo nuk është ndoshta situata ideale për futbollin francez, i cili ka nevojë për të gjithë lojtarët nëse dëshiron kualifikimin në Euro 2012.
“Unë shpresova se do të gjej një situatë në gusht ku do të mund ta ktheja faqen pas asaj që ndodhi në Afrikën e Jugut. Mendova se dënimi kolektiv për mospjesëmarrje në miqësoren ndaj Norvegjisë ishte i nevojshëm dhe i mjaftueshëm. Dënimet e fundit janë të padobishme”.
“Problemi jonë i vetëm, për mua dhe stafin tim tani është grumbullimi i skuadrës më të mirë për ndeshjet kualifikuese në shtator”, tha Blanc për faqen zyrtare të FFF.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...