Capello: Interi në rrezik, Chelsea ta fitojë LK

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, ka folur për gjasat e Interit në Serie A, ndërsa ka caktuar si favorit të Ligës së Kampionëve skuadrën angleze, Chelsea.
“Fakti që Interi është në maje të kampionatit nuk është befasues. Gara për Scudetto do t’i ketë kandidatët e zakonshëm. Unë pres rikthimin e ekipeve të mëdha italiane. Milani, Roma dhe natyrisht edhe Juventusi do t’i bëjnë konkurrencë Interit. Këto ekipe janë gjithashtu favorite për Scudetto”.
“Liga e Kampionëve? Mbajeni në sy Chelsean, pasi që Blutë janë mirë të pajisur për këtë”, u shpreh Capello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...