Khedira: Jemi ekip në ndërtim

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, ka pranuar se ekipi nuk po arrin që të shfaqë paraqitje fantastike në fushë, përkundër faktit se Los Blancos janë ende të pamposhtur.
“Ne jemi ekip në ndërtim dhe kur ndryshohen trajneri dhe metodat në stërvitje, është gjithnjë e vështirë të fitosh. Ne po tentojmë të luajmë mirë, por ne të gjithë e dimë se do të jetë e vështirë të fitojmë çdo ndeshje”, theksoi Khedira.
Gjermani poashtu u shpreh edhe për fushën e Santiago Bernabeos, për të cilën ka thënë se është fusha më e keqe në të cilën ka luajtur ndonjëherë, por shpreson në përmirësim të gjendjes. Së fundmi edhe vetë Jose Mourinho e kritikoi gjendjen në të cilën është fusha e stadiumit të Realit, duke thënë se ajo i ngjason një fushe ku mbillen patate.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...