Chelsea, kontratë të re Ancelottit

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Chelsea thuhet të jetë pranë ofrimit të një kontratë të re menaxherit aktual, Carlo Ancelotti, të cilin e dëshiron në Stamford Bridge deri në vitin 2014.
Besohet se Roman Abramovich është i kënaqur me progresin që po bënë Chelsea nën drejtimin e Ancelottit. Italiani e kishte dërguar Chelsean drejt dyshes historike të titujve, ndërsa skuadra e tij shënoi hiç më pak se 100 gola.
Tani, The Mirror spekulon se 51 vjeçarit pritet t’i ofrohet kontratë e re, që do të duhet ta mbajë atë në pozitën aktuale deri në vitin 2014. Ancelotti ka edhe dy vite kontratë me Chelsean, e vlefshme 3 milionë funte për sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...