Kompany: Nuk luajmë për para

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany, ka mohuar spekulimet se klubi nga Eastlands po dështon të fitojë ndeshjet, për shkak se lojtarët janë të dhënë pas parave.
“Unë nuk e njoh një lojtar që ka shenja të dollarit apo të funtit në sytë e tij kur ai është në fushë. Të hollat dhe pagën e vendos klubi dhe lojtarët nuk kanë çfarë të bëjnë. Ne duam të jemi më të mirët, në çdo aspekt.
“Ekziston shpirt i vërtet te klubi, etikë e madhe e punës dhe nëse njerëzit duan që ne të dështojmë, atëherë çfarë. Ne tani jemi në elitë. Unë nuk ndjej dhimbje ose hidhërim ndaj njerëzve që nuk janë të rëndësishem. Njerëzit që na gjykojnë duhet të jenë tifozët. Për mua, City është klub më i madh se Chelsea dhe Blackburni, kështu që nuk shoh arsye pse ne nuk duhet të jemi të suksesshëm”, ka thënë Kompany.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...