Mourinho: Merituam barazimin

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se ekipi i tij nuk meritoi më shumë se një barazim ndaj Real Sociedadit.
“Në pjesën e parë Real Sociedadi meritoi fitoren dhe në të dytën ishte më i mirë se ne. Për mua, rezultati i drejtë do të ishte barazimi”.
“Më tregoni, cili ekip që luan të mërkurën në Ligën e Kampionëve, luan të shtunën në kampionat lokal? Pse nuk është luajtur të shtunën Hercules-Valencia?”.
“Na mungoi intensiteti në lojë, kemi ritëm të ndryshëm. Ne duhet ta gjejmë ekuilibrin në mesfushë dhe të jemi në gjendje të luajmë me të njëjtin intesitet. Këto janë tri pikë të arta”, u shpreh Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...