Ferguson: Benitez fajtor për dështimin e Liverpoolit

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ndjen se ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është përgjegjës për katastrofën e sezonit të kaluar në Anfield.
“Unë nuk e di nëse vendi i shtatë pas përfundimit në vendin e dytë prapa nesh, ka të bëjë diçka me pozitën financiare. Viteve të fundit ata kanë shpenzuar shumë para në lojtarë, larg më shumë se Manchester United. Ata kanë pasur ansambël të gjerë të lojtarëve dhe kështu unë nuk e di nëse kjo ka të bëjë diçka me gjendjen financiare”.
“Unë kurrë nuk kam qenë vetiak. Duhet ta kontrolloni Benitezin dhe jo mua”, theksoi Ferguson i pyetur për marrëdhëniet e tij me teknikun spanjoll, për të vijuar më tej: “Unë gjithnjë kam pasur marrëdhënie të mira me menaxherët e Liverpoolit dhe të dyja klubet u kanë hyrë si duhet ndeshjeve. Kjo ndryshoi viteve të fundit, por për mu kjo nuk është e rëndësishme”, përfundoi Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...