Ferguson: Kurrë nuk dyshova te Berbatov

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Dimitar Berbatov ia siguroi fitoren Manchester Unitedit në sfidën kryesore të javës së pestë në Ligën Premier ndaj Liverpoolit, ndërsa me paraqitjen fantastike të bullgarit, i kënaqur u tregua edhe Sir Alex Ferguson.
“Mendoj se është mirë, pasi që ai tani ka besim në vetvete. Ai u kritikua shumë sezonin e kaluar nga mediat dhe kjo ndodh kur ne blejmë një lojtar për shumë para dhe ai nuk shënon hettrik në çdo ndeshje. Ai ka vazhduar të jetë fantastik dhe unë kurrë nuk dyshova në cilësitë e këtij lojtari, këtë e keni parë edhe vetë sot”.
“Nga një ndeshje për të cilën i thashë vetes se do të shkojë deri në dhjetë gola në të mirë tonën, ne përfunduam në 2-2, por rezultati ishte i mirë në fund të ditës. Ata nuk bënë asgjë dhe është dashur të varen nga vendimet e anësorit për t’u rikthyer në ndeshje”.
“Van der Saar nuk pati nevojë të intervenonte asnjëherë dhe Scholes kontrolloi mesfushën. Ne u shfaqëm të rrezikshëm në sulm me Berbatov dhe Rooney, ndërsa nuk mund të besoja se do ta humbisnim ndeshjen”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...