Lampard mungon ndaj Marseille dhe Arsenal
Chelsea ka konfirmuar se Frank Lampard nuk do të luajë në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Olympique Marseille, ndërsa njëherit ai do të mungojë edhe në derbin e vikendit ndaj Arsenalit.
Lëndimi e ka mbajtur mesfushorin larg fushe që nga muaji gusht, ndërsa është bërë e ditur se ai do të mungojë edhe në takimin e të martës në Stamford Bridge.
Konfirmimin e ka bërë trajneri Carlo Ancelotti, i cili ka thënë se anglezi nuk do të jetë në dispozicion as në takimin e fundjavës ndaj Arsenalit, dhe po ashtu nuk do të luajë për përfaqësuesen e Anglisë.
Category: Futboll
0 Komente