Moyes i inatosur pas eliminimit nga Kupa Carling

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, është i dëshpëruar pasi ekipi i tij u eliminua nga Kupa Carling në rundin e tretë, nga ekipi i ligave më të ulëta, Brentford.
Evertoni ishte në avantazh 1-0 për ta humbur më pas këtë avantazh dhe pastaj për t’u eliminuar nga gara në penalti. Por ishte festa e fansave të Brentford ajo që ka inatosur më shumë Moyes.
“Mendoj se ishte e tmerrshme. Pash një fans që hidhte shishe në tifozët tonë. I thash atij, ‘E pashë fytyrën tënde. E pash kush ishe ti’. Ai e gjuajti shishen dhe ajo shkoi dhe ra në mes të tifozëve tanë”, ka thënë Moyes.
Trajneri i Evertonit po ashtu mendon se vendimi që penaltitë të mbahen në ballë të tifozëve vendas, ka ndikuar në përqendrimin e lojtarëve të tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...